75 Mall Live Search
19:09 / E Diele, 10 Maj 2020 / indeksADMonline

​Në Obiliq aktivizohet ekrani për kontrollin e cilësisë së ajrit

Qytetarët e Komunës së Obiliqit nga tash e tutje do të kenë mundësi të njoftohen për cilësinë e ajrit dhe nivelin e ndotjes së ajrit në kohë reale.

Kjo pasi në sheshin “Aziz Zhilivoda” është vendosur dhe aktivizuar ekrani mobil për matjen e cilësisë së ajrit në këtë komunë.

Ekrani i kontrollit është donacion i Agjencisë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar në kuadër të projektit bashkëpunues me MMPH-në dhe Drejtorinë e Mjedisit.