20:01 / E Martë, 22 Shtator 2020 / indeksADMonline

​Në Shtetet e Bashkuara, 200.000 njerëz vdiqën si rezultat i COVID-19

Gjashtë javë para zgjedhjeve presidenciale, rreth 200.000 njerëz kanë vdekur nga efektet e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara deri më sot, njoftoi Universiteti Johns Hopkins.

Sipas të njëjtit burim, nga 6.9 milionë persona janë prekur me koronavirus deri më sot.

“COVID-19 do të jetë shkaku i tretë kryesor i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara këtë vit dhe do të kapërcejë aksidentet, goditjet në tru dhe sëmundjen Alzheimer. Ne e nënvlerësojmë këtë virus në dëm të vetvetes dhe në dëm të atyre që preken nga vendimet tona,” tha Tom Frieden, një ish-drejtor i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Para COVID-19, vetëm kanceri dhe sëmundjet kardiovaskulare janë shkaqet e vdekjes.

Në javën e fundit, 5.300 njerëz kanë vdekur nga virusi në SHBA, ndërsa 2.000 njerëz kanë vdekur në BE në të njëjtën periudhë. Për sa i përket popullsisë, koronavirusi i ri vret katër herë më shumë njerëz në Amerikë çdo ditë sesa në Evropë.