14:30 / E Enjte, 05 Mars 2020 / indeksADMonline

​Në Zvicër shënohet rasti i parë i vdekjes me koronavirus

Vdekja e parë e një pacienti me koronavirus është raportuar në Zvicër, njoftojnë sot autoritetet e vendit.

Gruaja 74-vjeçare u shtrua në spital në Vaud të martën, raporton Reuters.

Ajo ishte një pacient me rrezik të lartë dhe vuante nga një sëmundje kronike.