21:25 / E Enjte, 23 Gusht 2018 / indeksADMonline

​Nesër moti me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në Kosovë do të ketë mot kryesisht me diell, ku temperaturat më të larta do të arrin 31 gradë Celsius, ndërsa më të ulëta do të janë 15 gradë Celsius.

“Mot kryesisht me diell dhe në disa vende do të paraqiten vrenjtësira. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 29-31 gradë Celsius.  Do të fryjë erë e lehte dhe drejtime te ndryshme.

Në pjesën më të madhe të vendit nuk pritet të ketë reshje shiu me përjashtim pjesa perëndimore e vendit mundë te ketë reshje te dobëta shiu”, thuhet në njoftimin e IHKM-së.