Ngjarjet e datës 15 tetor

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, takim me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. (Selia e LDK-së, Pamje, ora 08:30)
Ish-kryesues i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Blerim Rexha, intervistohet nga Komisioni hetimor parlamentar lidhur me procesin e privatizimit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 09:00)
Ministri Shëndetësisë, Armend Zemaj, viziton Qendrën Rajonale të Policisë në Pejë. (Ora 10:00)
Dogana e Kosovës organizon aksion vullnetar për dhurim të gjakut. (Dogana e Kosovës, ora 10:00)
Kompania “Würth Kosova” shpërndan maskave në kuadër të aktivitetit “COVID Attack”. (Sheshi ‘Zahir Pajaziti’ Prishtinë, ora 10:00)
Ministri i Drejtësisë Selim Selimi mban konferencë për medie. (Ministria e Drejtësisë, salla-914, ora 11:00)
Ish-drejtori menaxhues i AKP-së Shkëlzen Lluka, intervistohet nga Komisioni hetimor parlamentar mbi procesin e privatizimit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 11:00)
Organizata jo-qeveritare ECMI Kosova organizon tryezën e rrumbullakët me temën “Si ka ndikuar Pandemia – COVID -19 në shëndetin riprodhues të grave në rajonin e Dukagjinit”.
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj merr pjesë në tryezën e organizuar nga Qendra Evropiane për Çështje të Komuniteteve në kuadër të projektit “Aktivitetet Ndërkufitare në Sektorin e Shëndetit Riprodhues-CARES”. (Hotel ‘Seraphine Plaza’ Pejë, ora 10:30)
Kampioni botëror në boks në versionin WBA/IBO Haxhi Krasniqi mban konferencë për media. (Hoteli Swiss Diamond Prishtinë, ora 11:00)
Promovohet libri “Trashëgimia islame në Llapushë 1529-2020”, i autorit Harun Shabanaj. (Salla e Kuvendit të Komunës së Malishevës, ora 11:00)
Ministri i Bujqësisë Besian Mustafa takim me kryetarin e Gjakovës Ardian Gjini. (Objekti i Komunës së Gjakovës, ora 12:00)
Ministri i Bujqësisë Besian Mustafa takim me kryetarin e Gjakovës Ardian Gjini vizitojnë fermerët në komunën e Gjakovës – Arben Sejdiu –fshati Shishmon ( fermë e lopëve) dhe Rrahman Kida – fshati Cermjan ( fermë e pulave, ora 12:30)
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj viziton Qendrën për Mirëqenien e Gruas – Shtëpia e Sigurt në Pejë. (Ora 12:30)
Emisari special i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, mban konferencë shtypi. (Oborri i Zyrës së BE-së në Prishtinë, ora 12:50)
Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, nënshkruan memorandum me 12 komuna për financimin e projektit “Furnizim me pajisje të TI për shkollat”. ( Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, ora 13:00)
Oda e Afarizmit të Kosovës organizon konferencë për media me temë diskutimi “Shkelja e të drejtave kushtetuese të qytetarëve dhe bizneseve”.(OAK, ora 13:00)