07:08 / E Martë, 02 Qershor 2020 / indeksADMonline

​Ngjarjet e datës 2 qershor

Mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, Salla C-301, ora 10.00)

Mbahet seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Holli i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” Gjilan, ora 10:00)

Lëvizja Vetëvendosje do të organizojë peticionin me kërkesën për zgjedhje të reja. (Sheshi ‘Nënë Tereza’ Prishtinë, ora 10:00-18:00)

Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike shqyrton raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale – KPMM për 2019. (Kuvendi i Kosovës, Salla C203, ora 11:00)

Në kuadër të javës së gjelbër mbillen drunj në lagjen Dardania në Prishtinë. (Ora 11.00)

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, qëndron për vizitë pune në Gjakovë. (Vizita punimeve në stadium dhe parkun e qytetit të Gjakovës (ora 11:30), takim me struktura të AAK-së në platonet e lumit Krena (ora 12:00) dhe vizitë në fabrikën Comodita (ora 12:30).

Mbahet mbledhja e Kryesisë së LDK-së. (Selia e LDK-së, ora 16.00. Pas mbledhjes, kryetari Isa Mustafa mban konferencë për medie)