06:54 / E Premte, 08 Maj 2020 / indeksADMonline

​Ngjarjet e ditës së sotme

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK) mban konferencë për medie, ku do ta shpalosë vendimin lidhur me dyshimet për manipulime me çmime nga kompanitë e derivateve të naftës. (AKK, ish-objekti i Bankës së Lubjanës, ora 10:00)

Partia Socialdemokrate do të mbajë një aktivitet medial. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë, ora 10:40)

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale viziton Qendrën e Studentëve, e cila po shërben si karantinë. (Qendra e Studentëve, Prishtinë, ora 11:00)

Kompanitë e grumbullimit të mbeturinave protestojnë për mospërfshirjen e tyre në Pakon Emergjente të Qeverisë. (Te kompania “Pastrimi”, Prishtinë, ora 11:00)

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu pranon donacionin e këngëtarit Labinot Tahiri i cili dhuron për Komunën e Ferizajt 200 pako ushqimore-higjienike e veshmbathje. (Salla e Sporteve “Bill Clinton”, Ferizaj, ora 12:30)

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim – ORCA mbajnë aksion simbolik mbi ushtrimin e të drejtave demokratike. (Para Teatrit Kombëtar, ora 15:00)