07:03 / E Premte, 24 Janar 2020 / indeksADMonline

​Ngjarjet e ditës së sotme

Mbahet konferencë nga vëzhguesit e EU-së mbi zgjedhjet e parakohshme legjislative në Kosovë të vitit 2019. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 09:30)

Mbahet Konferenca e 7-të ndërkombëtare “Sfidat e mobilitetit në transport dhe siguria publike”. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, ora 10:00)

Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj mban konferencë për medie. (Zyrat e PDK-së në Prizren, ora 11:00)

Akademinë e Kosovës për Siguri Publike do ta vizitojë  Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit, Jorgan K. Andrews. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike, ora 12:00)

Bëhet promovimi i dy librave “Gjurmë të krimit” dhe “Medvegja shqiptare në vorbullën serbe”, të autorit Ismail Muharremi – Tupalla. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 12:00)

Shpalosen detaje mbi organizimin e Kampionatit të parë mbarëkombëtar të golfit “Trofeu GJERGJ KASTRIOTI”. (Hotel “Sirius”, ora 14:00)

Nënshkruhet marrëveshja për sponzorizim ndërmjet kompanisë “Marigona Hill” dhe klubit të basketbollit KB Kerasan Prishtina. (Zyrat e FBK-së, ora 18:00)