75 Mall Live Search
13:42 / E Hënë, 28 Shtator 2020 / C E

​N’Golo Kante mund të transferohet te Manchester Unitedi

Manchester Unitedi ka filluar bisedimet me agjentin e N’Golo Kante derisa ata po shikojnë të sigurojnë një marrëveshje befasuese dhe të shpejtë raporton “The Mirror”.

Skuadra e Chelseat është e gatshme ta shesë reprezentuesin nga Franca, por Kante duhet të pranojë një ulje të madhe të pagës për të kaluar në “Old Trafford”

Ole Gunnar Solskjaeri është një admirues i madh i francezit dhe beson se ai mund ta përforcojë mesfushën e “Djajve të kuq”

Ndërkohë edhe gjiganti italian Interi është i interesuar për transferimin e yllit të Chelseat në “Giuseppe Meazza”.