22:24 / E Shtunë, 01 Shtator 2018 / indeksADMonline

​Nis edicioni i tetë i festivalit EtnoFest [Pamje]

Sot është hapur zyrtarisht edicioni i tetë i Festivalit “EtnoFest” i cili po mbahet në fshatin Kukaj të Prishtinës.

Fadil Hysaj, drejtor gjeneral i këtij festivali, bëri hapjen e festivalit, dhe prezantoi ndër të tjerash dy ekspozita që u hapën në këtë festival atë të Simon Shirokës dhe Rexhep Ferrit. Hysaj njoftoi se pas festivalit, fshati Kukaj do ta ketë muzeun etnografik dhe etnologjik të hapur për vizitorët.

“Ne tan vitin punojmë për këto pak ditë, që ju të ndiheni mirë. Është me rëndësi shumë që këtu që po shifni, në këto ambiente që janë mbrapa nesh, ne do të mundohemi pas këtij festivali me qenë të hapuna për publikun. Këtu do të jetë muzeu etnografik dhe etnologjik i fshatit Kukaj, edhe një teatër për fëmijë. Ata që duan me ardhur me pa, nesër do ta kenë shfaqjen për fëmijë ‘Magjistari nga Ozi’”, ka thënë Hysaj.