Nis mbledhja e kryesisë, trajtohet kërkesa e Hotit për raportim

Ka nisur mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku pritet të diskutohet për thirrjen e seancës së parë në sesionin vjeshtor.
Kryesia, do të shqyrtojë një sërë pikash të papërfunduara që iu kanë grumbulluar nga seancat e kaluara, e po ashtu pritet të trajtohet kërkesa e kryeministrit Hoti për raportim sa i përket marrëveshjes së Uashingtonit.
Si kërkesa janë edhe thirrja për interpelancë nga partia opozitare, Lëvizja Vetëvendosje për ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu dhe ministrit të Arsimit, Ramë Likaj.
Krahas kësaj, në kryesi pritët të shqyrtohen edhe disa projekteligje të ardhura nga Qeveria.