Nis seanca kundër 3 të të akuzuarve, për koktej molotovi në zyra të VV-së

Ka nisur seanca për shqyrtimin fillestar për dy aktivistë të PSD-së, Gëzon Kastrati dhe Korab Korça dhe aktivistit të Vetëvendosjes, Çlirim Gërbeshi që akuzohen për veprën “Përgatitje të veprës terroriste”.
Kryetarja e trupit gjykues, Albina Rama, tha se seancat për këtë rast do të mbahen të mbyllura pasi që i akuzuar në këtë rast është i mituri Çlirim Gërbeshi.
Madje, ajo përmes aktvendimit ndaloi edhe zbulimin dhe të gjitha të dhënat për të miturin që akuzohet për përgatitje të veprës terroriste.
“Meqenëse në mesin e të dyshuarve për këtë vepër penale, gjykata konform nenit 47 dhe 66 të Kodit të drejtësisë për të mitur përjashtohet publiku në këto seanca tani e tutje për këta persona do të jenë të mbyllura. Po ashtu njoftoj se çdo e dhënë me zbulimin e identitetit të të miturit nuk guxon të dalë në media”, tha ajo.
Gëzon Kastrati dhe Korab Korça të cilët tani janë pjesë e PSD-së dhe CG-së. pjesë e Vetëvendosjes akuzohen për koktej molotovi që i ishte gjetur në zyrat e Vetëvendosjes në shtator 2016.
