75 Mall Live Search
16:13 / E Diele, 17 Nëntor 2019 / indeksADMonline

​Nivele alarmante të ndotjes së ajrit në Shkup

Qytetarët e Shkupit edhe sot janë zgjuar në smog dhe mjegull. Stacionet matëse edhe sot kanë regjistruar nivel të lartë të ndotjes së ajrit.

Ndotje më e lartë është regjistruar në Rektorat, Karposh, Qendër, Lisiçe, Milladinovci dhe Gazi Babë.

Me ajër të ndotur përballen edhe qytetarët e Tetovës. Kurse Kumanova ka pasur ndotje në mënyrë të moderuar.Përndryshe, ndotja e ajrit këtë mëngjes në Shkupi u renditet në vendin e 19-të të qyteteve me të ndotura në botë.