15:41 / E Martë, 01 Shtator 2020 / indeksADMonline

​Një i shëruar dhe tri raste të reja me COVID-19 në Malishevë

Sot në Komunën e Malishevës janë regjistruar tri raste të reja me koronavirus dhe një pacient është shëruar.

Këto të dhëna janë konfirmuar në komunikimin zyrtar në mes të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Komunës së Malishevës.

Rastet e reja janë të regjistruara në Malishevë (2) dhe Bellanicë (1).

Që nga shpërthimi i pandemisë në mars, në Komunën e Malishevës janë regjistruar 208 raste, prej tyre 160 janë shëruar, 19 kanë vdekur, ndërsa raste aktive janë 29.