16:58 / E Martë, 31 Mars 2020 / indeksADMonline

​Një nënë vetë ushqyese vendoset në banesën sociale

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se sot bashkë me Halil Kastratin, kanë vendosur në banesën sociale nënën vetë ushqyese nga Klina e Eperme e Skenderajt.

Jashari ka shkruar në Facebook, se pas ofrimit të banesës dhe pakove ushqimore në vazhdimësi nga komuna jonë, hoxha i nderuar Halil Kastrati ka bërë mobilimin e banesës dhe sot familja në fjalë u vendos në banesën e socialit që ne kemi vënë në shfrytëzim afatgjatë.

“Kjo familje ashtu si shumë familje tjera do të jetë nën përkujdesjen e Qendres për Punë Sociale dhe do të përkrahet në vazhdimësi nga komuna jonë”, ka shkruar ai.