Notat e lojtarëve nga ndeshja Chelsea-Real Madrid

Chelsea ka pësuar një humbje të hidhur me rezultat 3-1 përball Real Madridi në ndeshjen e parë ndërmjet tyre të vlefshme për fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve e cila u zhvillua të mërkurën në “Stamford Bridge”.
Karim Benzema ishte ylli i kësaj ndeshje pasi realizoi të tre golat për spanjollët, ndërsa Havertz shënoi golin e vetëm për skuadrën e Thomas Tuchel, raporton KosovaPress.
Karim Benzema ishte lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje me notën 9.2, kurse më i dobëti në fushë ishte Antonio Rudiger me notën 4.9.