12:44 / E Martë, 30 Qershor 2020 / indeksADMonline

​S’e lejon ish-gruan të hynte në shtëpi, arrestohet nga policia

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Ferizaj për shkak të dyshimit se ish- bashkëshortes së tij ia kishte ndaluar qasjen në shtëpi.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti ka ndodhur dje në orën 14.00, thuhet në raportin e rregullt 24- orësh të Policisë së Kosovës.