17:54 / E Hënë, 26 Tetor 2020 / OSH

​Nuk është më kërcënim: Kina ndërmerr veprim konkret kundër Amerikës

Kina po vendos sanksione ndaj kompanive amerikane dhe individëve që morën pjesë në shitjen e armëve në Tajvan, tha Zhao Lijian, një zëdhënës i Ministrisë Kineze të Punëve të Jashtme.

Ndër kompanitë në listën kineze janë Lockheed Martin, Boeing dhe Raython. Se çfarë saktësisht mbulojnë sanksionet, deri më tani, nuk është deklaruar.

Departamenti i Shtetit kohët e fundit miratoi shitjen e armëve moderne në Tajvan, dhe këto janë tre sisteme – sensorë, raketa dhe artileri, me një vlerë totale prej 1.8 miliardë dollarë.

Për shkak të kësaj lëvizje, SHBA morën mesazhe të ashpra nga Kina për ditë me radhë, dhe tani një veprim konkret është tërhequr.

Shitjet e armëve në ishull janë rritur kohët e fundit. Një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze i bëri thirrje Uashingtonit të ndalojë shitjen e armëve në Tajvan dhe të ndalojë çdo ndërveprim ushtarak me të.