15:35 / E Diele, 06 Shkurt 2022 / MSH

​Nuk ka fitues brenda 90 minutave, Prishtina-Drenica shkojnë në vazhdime

Ka shkuar në vazhdime ndeshje e 1/8-tës së finales së Kupës së Kosovës ndërmjet Prishtinë dhe Drenicës.

Skuadra nga kryeqyteti e ka barazuar rezultatin në sekondat e fundit të ndeshjes me Besnik Krasniqin që shënoi nga penalltia.

Ndryshe, Drenica ishte shumë afër fitores pasi e ruajti epërsinë minimale që nga minuta e 61’ kur Kreshnik Uka shënoi nga afërsia.

Ndeshja ka shkuar në vazhdime dy herë nga 15 minuta.