08:18 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

​Nuk ka ndëshkim për Gattuson, në stol ndaj Juventusit

Trajneri i Milanit ishte përjashtuar në sfidën e fundit në Serie A.

Milani ka fituar në mënyrë dramatike ndaj Udineses me rezultat 1:0 pas një goli të Alessandro Romagnolit në minutën e 97-të.

Fillimisht ky gol ishte anuluar nga gjyqtari anësor për pozitë jashtë loje dhe kjo ka bërë që trajneri Gennaro Gattuso të vraponte drejt tij për të protestuar, transmeton IndeksOnline.

Kjo i ka kushtuar atij me përjashtim nga ndeshja. Më pas me vendim të VAR goli është cilësuar si i rregullt.

Sot komisioni disiplinor ka vendosur mos ta ndëshkojë Gattuson për kryendeshjen e javës që Milani e luan ndaj Juventusit në San Siro.

Gattuso ka shpëtuar me vetëm një vërejtje./IndeksOnline/