19:14 / E Mërkurë, 13 Maj 2020 / indeksADMonline

​OBSH: Na pret një rrugë të gjatë për të bërë para se të qetësohet pandemia

Bota ka një rrugë të gjatë për të kaluar përpara se pandemia e virusit koronar të mund të vihet nën kontroll, edhe pse shumë vende kanë ndërmarrë hapat e parë për kthimin e jetës në normalitet, paralajmëroi sot Mike Ryan, përgjegjës për programin e urgjencës në Organizatën Botërore të Shëndetit.

Siç tha ai, rreziku i virusit Covid-19 mbetet shumë i lartë në nivel kombëtar, rajonal dhe global.

“Ajo që ne të gjithë kemi frikë është rrethi i mbrapshtë i shëndetit publik dhe fatkeqësive ekonomike nëse karantinat hiqen pa mundësinë e zbulimit të epidemive të freskëta”, tha Ryan, duke shtuar se kontrolli shumë domethënës i virusit është i nevojshëm për të zvogëluar vlerësimin e rrezikut aktual.