20:30 / E Hënë, 06 Prill 2020 / indeksADMonline

​OBSH shqetësohet për mungesën e maskave për profesionistët e kujdesit shëndetësor

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shprehu sot shqetësimin se bartja e maskave mjekësore për publikun e gjerë mund të përkeqësojë mungesën e tyre për punonjësit e kujdesit shëndetësor në vijën e parë të pandemisë Covid-19.

Bllokadat në shumë vende po dëshmojnë se janë efektive në luftën kundër përhapjes së virusit, por çdo heqje e kufizimeve kërkon hapa gradualë, të drejtuar nga të dhënat, thuhet në deklaratën e OBSH-së, transmeton Reuters.