07:55 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

​OSBE lanson raport për qasjen e komuniteteve në arsim

Misioni i OSBE-së sot do të lansojë një raport, i cili bën vlerësimin e cilësisë së arsimit parauniversitar për komunitetet jo-shumicë në Kosovë.

Raporti trajton disponueshmërinë e arsimit në një gjuhë të caktuar zyrtare apo të komuniteteve, librave shkollorë dhe mësimdhënësve e stafit të kualifikuar, lëndëve specifike për komunitetet, financimit për bursa dhe transportim, si dhe mundësitë për ndërveprim ndërmjet nxënësve nga komunitetet e ndryshme.

Fjalët hyrëse do të mbahen nga Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë Jan Braathu; Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi (ose një përfaqësues i Ministrisë); Zëvendëskryetarja e Parë e Komisionit të Kuvendit të Kosovës për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sport, Inovacion dhe Ndërmarrësi Teuta Haxhiu; Kryesuesi i Këshillit Konsultativ për Komunitete Zhivojin Qirkoviq; si dhe aktivisti i shoqërisë civile Gazmen Salijeviq.