75 Mall Live Search
15:25 / E Enjte, 26 Shtator 2019 / indeksADMonline

​Osmani: Adem Jashari e Ibrahim Rugova – ndërtuesit e themelit të Kosovës

Ditën e dytë të fushatës për zgjedhjet nacionale të 6 tetorit, kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Vjosa Osmani ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ajo me këtë rast tha se kanë ardhur aty për të nderuar sakrificën më sublime të luftës së fundit në Kosovë, atë të familjes Jashari.

Sipas saj, Jashari e ish-presidenti Ibrahim Rugova ndërtuan themelet e Kosovës.

“Dhe për t’u përkulur sot e çdo ditë para kësaj sakrifice, e cila i tregoi botës mbarë që lufta e popullit të Kosovës për liri ishte e drejtë dhe për këtë arsye u përkrah nga e gjithë bota demokratike. Natyrisht që nderimi ynë për familjen Jashari, për komandantin legjendar Adem Jashari, i cili si një binom bashkë me presidentin Rugova ndërtuan themelet e shtetit të Kosovës, është i përhershëm dhe shërben si udhërrëfyes për çdo hap që ne e qesim në proces të shtet-ndërtimit dhe në të gjitha sfidat që na dalin përpara në fuqizimin e shtetit tonë”, tha Osmani.