12:41 / E Hënë, 22 Qershor 2020 / indeksADMonline

​Osmani s’tregon se a do të vazhdojë të jetë anëtare e LDK-së?

Dy ditë pas shkarkimit të saj nga pozitat udhëheqëse në LDK, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani. s’ ka treguar se a do të vazhdojë të jetë anëtare e thjeshtë e partisë së Isa Mustafës.

E pyetur për këtë çështje, Osmani duke mos dashur të përgjigjej ka thënë se e rikonfirmon secilën fjalë që e ka shkruar të shtunën në Facebook.

“Nuk kam asgjë për të shtuar nga ajo që e kam thënë, vetëm e rikonfirmojmë secilën fjalë që e kam thënë”, tha ajo.

Kështu u shpreh kryeparlamentarja pas vizitës që ia bëri Obiliqit.