75 Mall Live Search
13:53 / E Premte, 12 Qershor 2020 / indeksADMonline

​Osmani për fëmijët e vrarë gjatë luftës: U shndërruan në lulen e lirisë së Kosovës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me deputetët e gjitha partive politike, këtë të premte, kanë mbjellë 1.133 lule në oborrin e legjislativit në shenjë kujtimi për fëmijët e vrarë gjatë luftës.

Kryeparlamentarja Osmani pas përfundimit të seancës solemne për nder të Ditës së Çlirimit, duke iu referuar fëmijëve, tha se këto lule u këputen pa çelur mirë, por që u shndërruan në lulet e lirisë së Kosovës.

“Siç mund të shihet afër pllakës përkujtimore janë mbjellë në përkujtim të 1.133 të fëmijëve të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Luleve të bardha të Kosovës, të cilat u këputën pa u çelur mirë me ëndrrën e fjetur përballë, por që u shndërruan në lulen e lirisë së Kosovës. Këtu i kemi 1.133 lule që do t’i mbjellim bashkë me deputetët dhe të pranishmit në kujtim të përhershëm prej secilit prej tyre”, tha ajo.

Paraditen e së premtes, Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një seancë solemne për nder të 21- vjetorit të Ditës së Çlirimit.