75 Mall Live Search
19:06 / E Enjte, 03 Shkurt 2022 / MSH

​Osmani takon Radoniqin, ofron mbështetje për punën e KQZ-së

Pas vlerësimit pozitiv të performancës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga ana e Bashkimit Evropian, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim kryetarin e KQZ-së Kreshnik Radoniqi, nga i cili është njoftuar mbi angazhimin e këtij institucioni në zgjedhjet e fundit lokale.

Osmani ka theksuar se KQZ-ja ka dëshmuar integritet dhe aftësi organizative me zgjedhjet e fundit, ndaj ka avancuar besimin e qytetarëve ndaj këtij institucioni.

Sipas saj, performanca e KQZ-së është lavdëruar edhe nga monitoruesit e BE-së, të cilat i kanë vëzhguar zgjedhjet e fundit.

Ajo ka thënë se vendit i duhen institucione kredibile dhe me integritet, ndaj ka mbështetur punën e KQZ-së, me urimin që ky standard i dëshmuar të vazhdohet të mbahet edhe më tej.