22:18 / E Mërkurë, 12 Qershor 2019 / indeksADMonline

​Pacolli: Clinton, Albright dhe Clark festuan me popullin e Kosovës 20 vjetorin e çlirimit

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka theksuar se sot Presidenti Clinton, Sekretarja Albright dhe Gjenerali Clark në Kosovë, festuan me popullin e Kosovës 20 vjetorin e çlirimit të tonë.

“Sot, Presidenti Clinton, Sekretarja Albright dhe Gjenerali Clark në Kosovë, festuan me popullin e Kosovës 20 vjetorin e çlirimit të tonë.  Ishte lufta dhe fitorja e tyre për lirinë tonë, për t’i dhënë fund vuajtjeve të kombit tonë nga tirania. Angazhimi i tyre për Kosovën ishte urë për një miqësi afatgjatë strategjike midis dy vendeve tona. Rroftë miqësia jonë dhe Zoti bekoftë Amerikën!” ka shkruar Pacolli në Facebook