Pacolli-Dalipi: Hoti kryeministër i Qeverisë ilegale

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli-Dalipi, theksoi se sot fatkeqësisht në Kuvend është një përpjekje për me sjell në pushtet një Qeveri ilegale, e cila nuk e përfaqëson vullnetin e popullit, nuk përfaqëson as 1/3e votave të qytetarëve.
Kjo qeveri sipas saj është ilegale dhe jo legjitime.
“Ne kemi parë se çfarë po provohet të bëhet sot në kuvend, është kundër demokracisë e po votohet thjesht një qeveri e cila në fakt do të çoj Kosovën drejt ndarjes. Kjo qeveri do të jetë qeveri Thaçi. As Thaçi 1, as Thaçi 2, por do të jetë qeveri Thaçi, sepse të gjitha vendimet që do të marrin, ky kryeministër i qeverisë ilegale do të jetë kryeministër kukull dhe do të vendos vetëm në përputhje me atë se çfarë i thotë Thaçi. Në anën tjetër kishim një qeveri, e vetmja qeveria e cila nuk varej nga Lista serbe, u rrëzua dhe sot do të kemi nëse votohet një qeveri e cila ka me u varur plotësisht prej asaj se çfarë miraton Beogradi. Pra, varet plotësisht nga Lista serbe. Prandaj, ne do të vazhdojmë ta kundërshtojmë këtë qeveri, sepse nuk përfaqëson popullin”, theksoi deputetja Pacolli-Dalipi.
Ndërsa, për hapat e kundërshtimit të kësaj, qeveria, ajo theksoi se hapi i parë i kundërshtimit është me nisjen e nënshkrimit të peticionit për mbajtjen e zgjedhjeve.