23:15 / E Premte, 25 Tetor 2019 / indeksADMonline

​Pacolli: Drejtësi të plotë në rastin Astrit Dehari!

Ministri i Jashtëm në detyrë dhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka shkruar se është tishtuese ajo që lexohet në raportin zviceran mbi vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

“Trishtuese ajo që lexohet në raportin zviceran mbi vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari. Rasti duhet të ritrajtohet me kujdes të madh, dhe të ketë rihetim neutral e profesional. Drejtësi të plotë në rastin Astrit Dehari!” ka shkruar Pacolli në Facebook.