18:36 / E Shtunë, 13 Tetor 2018 / indeksADMonline

​Pacolli: Kosova është në rrugën e duhur të faktorizimit dhe fuqizimit ndërkombëtar

Shefi i diplomacisë së Kosovës, Behgjet Apacolli ka theksuar se flamuri i Kosovës u vendos me krenari në Armeni, përkrah famujve të tjerë të vendeve anëtare të Organizatës së Frankofonisë.

“Flamuri i Kosovës u vendos me krenari në Armeni përkrah famujve të tjerë të vendeve anëtare të Organizatës së Frankofonisë. Republika e Kosovës është në rrugën e duhur të faktorizimit dhe fuqizimit ndërkombëtar”, ka shkruar Pacolli në Facebook