17:56 / E Hënë, 31 Tetor 2022 / LB

​Paga mesatare neto në Mal të Zi

Paga mesatare neto në Mal të Zi në shtator ka qenë 718 euro dhe ka mbetur në të njëjtin nivel si në gusht, sipas të dhënave të Administratës së Statistikave të Monstatit.

Kjo është nominalisht më shumë për 34.7 për qind se në shtator të vitit të kaluar.

Në të njëjtën kohë, paga e shtatorit me të gjitha taksat dhe kontributet ishte 887 euro, transmeton portali bankar.me.

“Nëse merret parasysh se çmimet e konsumit në shtator në krahasim me gushtin u rritën me 1.4 për qind, rezulton se pagat reale ranë me 1.4 për qind në bazë mujore”, saktësoi Monstat.

Pagën mesatare më të lartë neto e kishin të punësuarit në sektorin e financave dhe sigurimeve, 1.180 euro, pasuar nga furnizimi me energji elektrike, 1.108 euro, ndërsa në vendin e tretë ishin të punësuarit në biznesin e patundshmërive – 910 euro.

Punëtorët në përpunim vazhdojnë të kenë pagën mesatare mujore me 587 euro, më pas në administratë dhe shërbime të ngjashme me 579 euro dhe në dyqane 614 euro.