75 Mall Live Search
13:00 / E Martë, 18 Gusht 2020 / indeksADMonline

​Pandemia fshin 21 miliardë dollarë nga fondi pensional norvegjez

Fondi pensional i Norvegjisë, “i rëndë” 1.15 bilion dollarë, njoftoi sot se ka pësuar humbje prej 21.27 miliardë dollarësh në gjysmën e parë të vitit për shkak të rënies së aksioneve dhe çmimeve të pasurive të paluajtshme gjatë pandemisë Covid-19, raporton Reuters.

“Megjithëse tregjet u gjetën në mënyrë të konsiderueshme në tremujorin e dytë, ne ende jemi dëshmitarë të një shkalle të lartë të pasigurisë”, tha në një deklaratë zëvendësdrejtori ekzekutiv i fondit, Trond Grande.