75 Mall Live Search
23:12 / E Hënë, 11 Mars 2019 / indeksADMonline

​Parlamenti i Venezuelës shpall gjendje të jashtëzakonshme

Parlamenti venezuelas i dominuar nga opozita, dekretoi sot gjendjen e jashtëzakonshme pas katër ditësh mungesë të energjisë elektrike, me kërkesë të Juan Guaido, presidenti i përkohshëm i vetëshpallur.

“Gjendja e jashtëzakonshme u dekretua për të gjithë territorin kombëtar, për shkak të situatës fatkeqe të shkaktuar në vend për shkak të ndërprerjes së elektricitetit”, thuhet në këtë dekret të dorëzuar nga Juan Guaido, që bën thirrje për një bashkëpunim ndërkombëtar.