07:28 / E Hënë, 10 Gusht 2020 / indeksADMonline

​Pas përplasjes me makinë, gruaja përfundon në kanalizim

Në rrjetet sociale u shfaq një video e një aksidenti të çuditshëm të trafikut, në të cilin, për fat të mirë, nuk pati të lënduar.

Një nga aktorët që ishte në skuter, pasi u përplas me një makinë brenda kryqëzimit, përfundoi në kanalizim.

Aksidenti ndodhi në Brazil, në qytetin e Paragominas, kur shoferi i makinës, ndërsa kthehej majtas, “preu” një vajzë që ishte duke hipur në një skuter, e cila kishte përparësi për të lëvizur në kryqëzim.

Pas përplasjes së makinës dhe skuterit, gruaja që ishte pas timonit të motorit, rrëshqiti dhe ra në kanalizim. Shoferi i makinës filloi t’i thërriste njerëzit ta ndihmonin, pasi nuk mund ta ndihmonte vetë. Pasi u mblodhën njerëz të mjaftueshëm, ata arritën ta tërheqin gruan në sipërfaqe.

Siç thuhet, shkalla e dëmtimeve që pësoi gruaja fatkeqe nuk dihet.