16:02 / E Hënë, 17 Shkurt 2020 / indeksADMonline

​Pasojat e tërmetit, BE ndan 100 milionë euro për Shqipërinë

Në konferencën e donatorëve në Bruksel, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von de Leyen është shprehur se BE do të ndajë 100 milionë euro për Shqipërinë, duke mos përfshirë 15 milionët që ka dhënë Komisioni Evropian.

“Ne kemi dëgjuar histori që të prekin zemrën nga kjo tragjedi. Kjo është një histori dhimbje dhe histori shërimi. Kjo pjesëmarrje dëshmon se ne jemi në krahun tuaj. Solidariteti shpëtoi jetë njerëzish nga kjo tragjedi shqiptare. Nevojat e Shqipërisë janë të mëdha dhe urgjente. Sot ne jemi këtu të dëshmojmë dhe të marrim angazhimet tona për popullin shqiptarë. Ne bashkë duhet ta bëjmë Shqipërinë më të fortë”, u shpreh ajo.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka falënderuar të pranishmit dhe u lut për ndihmë.

“Dua të them që jam i prekur shumë dhe dua ta nis duke u thënë në mënyrë shumë të thjeshtë, faleminderit. Ju lutem nà «se mund t’u them në gjuhën mëmë, ‘faleminderit dhe ju lutem”. Ju lutem na ndihmoni pak më shumë. Ju lutem na ndihmoni teksa ne po mundohemi që të marrim veten nga tërmeti. Faleminderit ju Ursula, faleminderit Michell”, tha Rama./tch