Për kalimin e Mbappes në Real flet më në fund edhe Ancelotti

Transferimi apo jo o Kylian Mbappes te Real Madridi është bërë njëra nga çështjet më të diskutueshme muajve të fundit.
Disa herë ishte thënë se sulmuesi francez kishte vendosur që të largohej nga PSG, por më pas lojtari u deklarua se ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij dhe kishte thënë po ashtu se qëndrimi edhe më tutje në PSG nuk është opsion i hedhur poshtë, transmeton KosovaPress.
Çmimi i lartë i tij dhe kriza financiare që ka prekur shumë klube për shkak të pandemisë është parë si një pengesë e realizimit të këtij operacioni, por nga fjalët e lëshuara nga trajneri Carlo Ancelotti së fundit, mund të nënkuptohet se Mbappe megjithatë mund të transferohet në “Santiago Bernabeu”.
“E ardhmja e këtij klubi, falë Florentino Pérezit, është në nivelin e lartë. Dhe kështu do të jetë edhe në vitet e ardhshme, pavarësisht lojtarëve që mund të vijnë”, tha ai për “Radio Rai”.
Përveç Real Madridit, për Mbappen interesim ka edhe nga Barcelona, Manchester City dhe Manchester United.