75 Mall Live Search
16:32 / E Martë, 08 Shtator 2020 / indeksADMonline

​Për shkak të asfaltimit do të mbyllen për qarkullim rrugët në “Pejton”

Për shkak të punimeve të asfaltimit, prej nesër, e mërkurë, në ora 08:00 deri të enjten, 10 shtator në orën 18:00 rrugët “Nazmi Mustafa”, “Sejdi Kryeziu” e “Perandori Justinian” në lagjen “Pejton” do të jenë mbyllura për trafik, njofton Komuna e Prishtinës.

Gjatë kësaj kohe ngasësit e automjeteve sugjerohen që të përdorin rrugët alternative.