14:30 / E Enjte, 18 Qershor 2020 / indeksADMonline

​Për shkak të COVID-19 pezullohen shërbimet në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Viti

Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Viti, një zyrtar i kësaj qendre ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Për shkak rrezikut nga përhapja e COVID-19 është marrë vendim që Qendra e Regjistrimit të Automjeteve dhe Qendra për Pajisje me Dokumente të pezullojë ofrimin e shërbimeve me palë.

Stafi i dy qendrave janë duke iu nënshtruar testit për COVID-19 dhe deri në marrjen e rezultateve dhe konfirmimit nga QKMF në Viti dhe nga Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike, këto dy qendra do të jenë të mbyllura.

Deri në përfundimin e këtij procesi të gjitha shërbimet e Regjistrimit të Automjeteve do të bëhen në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në qytetin e Gjilanit, ndërsa shërbimet për pajisje me dokumente do të bëhen në qendrat e komunave më të afërta.