Përfundon gara për xhudisten Erza Muminoviq, ajo zuri vendin e pestë në Kampionatin Evropian U21

Xhudistja jonë Erza Muminoviq, ka zënë vendin e pestë në Kampionatin Evropian U21, që po mbahet në Poreq të Kroacisë.
Erza shënoi dy fitore për të arritur në gjysmëfinale, ku u mposht nga serbja Andrea Stojadinov, ndërsa në luftën për të bronztën u mund me shënim të artë nga izraelitja, Tamar Malca, kategoria -48 kilogramë
Erza mposhti Vusala Karimova të Azerbajxhanit në 1/8 e finales, ndërsa në çerekfinale mundi me ippon austriaken Jacqueline Springer.
Erza mposhti Vusala Karimova të Azerbajxhanit në 1/8 e finales, ndërsa në çerekfinale mundi me ippon austriaken Jacqueline Springer.