Përurohet projekti i eficiencës së energjisë në shkollën “Vesel Muja” të Gjilanit

Është mbajtur sot ceremonia e përurimit të projektit “Intervenimi me masa inovative eficiente të energjisë në shkollën Vesel Muja”, në Mihir të Gjilanit, projekt ky i pari i këtij lloji në fushën e eficiencës së energjisë në Kosovë.
Ky projekt është realizuar në kuadër të sektorit të EE si dhe bashkë financuar nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe financuar nga GIZ Gjermani përmes Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK).
Valbona Tahiri, drejtoreshë e Zhvillimit Ekonomik në Gjilan, e ka falënderuar GIZ dhe AKK për mbështetjen e dhënë pasi ky projekt ka ndikim edhe në promovimin e menaxhimit të energjisë në nivel lokal.
“Unë jam e kënaqur që përmes këtij projekti është investuar me masa inovative të EE në këtë shkollë si ventilimi intelegjent është pilotuar për herë të parë në Kosovë. Në SHFMU “Vesel Muji”, është instaluar edhe sistemi i ngrohjes dhe janë larguar përfundimisht përdorimi i stufave si dhe janë vendosur poçet eficiente, izolimi i kulmit etj. Ky projekt ka përfunduar me sukses, kështu që nxënësit dhe mësimdhënësit do të kenë një mjedis të përmirësuar të të mësuarit pasi kemi arritur ta kthejmë këtë objekt shkollor në objekt eficient”, tha Tahir