Petkoviq në Rashkë me përfaqësues të serbëve nga veriu i Kosovës

Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Petar Petkoviq, ka pritur sot në takim në Rashkë përfaqësuesit politikë të serbëve nga veriu i Kosovës.
Petkoviq theksoi se ka ardhur për të diskutuar për situatën “jashtëzakonisht komplekse në Kosovë”, pas vendimit të Prishtinës zyrtare për reciprocitetin për targat dhe letërnjoftimet serbe duke nisur nga 1 gushti.
Ai po ashtu thekson se do të diskutojë për lëvizjet “e njëanshme” të Prishtinës për targat serbe si dhe letërnjoftimet e lëshuara nga Serbia.
Takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura, transmetojnë mediat serbe.