75 Mall Live Search
22:15 / E Shtunë, 25 Tetor 2025 / BA

​Picula: Serbia nuk mundet të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula, deklaroi se Serbia nuk do të mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën shtet dhe të heqë dorë nga “bota serbe”.

Në një intervistë për Jutarnji List, eurodeputeti kroat tha se pa normalizim të plotë të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë nuk do të ketë integrim në BE.

Ai shtoi se integrimi i të dyja vendeve në familjen e madhe evropiane është i lidhur ngushtë me dialogun, i cili duhet të përfundojë me një marrëveshje ligjërisht obliguese gjithëpërfshirëse për normalizimin raportesh mes dy shteteve.

Ndonëse dialogu u ripërtëri më 2023, ai tha se “në vend që kapet momentumi, erdhi te një seri e vërtetë të krizave, që më seriozja ishte sulmi i forcave paramilitare serbe në veri të Kosovës”.

Picula tha se sulmi i grupit terrorist me në krye Milan Radoiçiq në Banjska, paraqet cenimin serioz të paqes në Kosovë, transmeton Kp.

“Ne kemi kërkuar që raportet e Beogradit ndaj sulmuesve në Banjskë të jetë njëri nga kriteret për vlerësimin e plotë situatës në Serbi dhe aftësisë së e Beogradit që të ecë në rrugën evropiane. Edhe Zyra e BE-së në Kosovë, mendoj rishtazi u ka thënë autoriteteve në Beograd, se pret së shpejti arrestimin dhe procedimin e atyre që kryen sulmin në Banjska, e të cilët ndodhen në Serbi. Për fat të keq, Beogradi edhe më tutje injoron kërkesat për trajtimin e kësaj çështjeje. Mendoj se këtu kemi të bëjmë me pengim të procesit gjyqësor që pritet dhe ka shumë gjasë që kjo po ndodh me urdhrin e kreut shtetëror”, tha Picula.