75 Mall Live Search
13:56 / E Premte, 04 Tetor 2019 / indeksADMonline

​“Pochettino s’largohet”

Ish-trajneri i Tottenhamit, Harry Redknapp, ka thënë se trajneri Mauricio Pochettino s’do të largohet nga klubi.

Tekniku argjentinas është në presion të madh pasi Spursi u turpërua nga Bayern Munichu (2:7).

Sipas disa spekulimeve të mediave angleze, Pochettino është duke shikuar mundësitë e largimit.

Por, sipas Redknappit këto janë vetë spekulime, transmeton Indeksonline

“Nuk e shoh se po largohet. Është në klub dhe çdo gjë është në rregull. Ka një grup të mirë të lojtarëve. Për momentin nuk janë në formën e duhur. Varet nga ai për të treguar se sa i aftë është, duhet t’i rikthejë në formën e duhur dhe duhet të fillojnë të luajnë sa më mirë. Është trajner i mirë”, deklaroi ai.
Tottenhami këtë sezon është në vendin e gjashtë me 11 pikë, 10 me pak se lideri Liverpool./Indeksonline/