75 Mall Live Search
13:33 / E Enjte, 08 Tetor 2020 / indeksADMonline

​Poetja amerikane Louise Glück merr çmimin “Nobel” për letërsi

Poetja amerikane Louise Glück ka marrë çmimin “Nobel” për letërsi të këtij viti.

Akademia Suedeze e Nobelit ka dhënë çmimin “Nobel” për Letërsi për vitin 2020. Glück ka marrë çmimin “Nobel” me motivacionin “për zërin e saj të pagabueshëm poetik dhe me një bukuri të rreptë, e cila e bën ekzistencën individuale universale”.

Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare sërish nuk ka mundur të fitonte, pavarësisht se ishte i nominuar për këtë çmim.