75 Mall Live Search
09:37 / E Hënë, 01 Qershor 2026 / S Z

​Policia dhe qytetarët shpëtojnë një fëmijë nga mbytja në liqenin e Batllavës

Një fëmijë është shpëtuar nga mbytja në liqenin e Batllavës falë reagimit të shpejtë të qytetarëve dhe Policisë së Kosovës.

Sipas policisë, gjatë patrullimit zyrtarët policorë i kanë dalë në ndihmë një qytetari që kishte nxjerrë fëmijën nga liqeni.

Policët kanë kryer reanimim kardio-pulmonar, duke përmirësuar gjendjen e viktimës deri në mbërritjen e ekipit mjekësor, i cili më pas e ka transportuar fëmijën për trajtim të mëtejmë.