10:04 / E Hënë, 26 Tetor 2020 / k.v

​Policia: Arrestuam dje 28 persona të dyshimtë

Gjatë 24-orëshit të fundit, në vend janë arrestuar 28 persona.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se prej numrit të përgjithshëm të të arrestuarve, 18 janë dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar me procedurë të rregullt.

Ndërkaq në statistikat e 24-orëshit thuhet se janë shqiptuar 663 tiketa ndaj shkelësve të rregullave në trafik.