22:55 / E Premte, 21 Janar 2022 / MSH

​Policia e Kosovës me angazhime të shtuara në zbatimin e masave anti COVID

Policia e Kosovës ka njoftuar se që nga paraqitja e rasteve të para me COVID19, ka hartuar dhe zbatuar planin operativ ku parashihen masa konkrete policore për parandalim të përhapjes së pandemisë.

Sipas Policisë, ky plan ka pësuar ndryshime varësisht prej vendimeve të institucioneve dhe me masat anti-COVID që janë ndërmarrë.

“Policia edhe tani, me marrjen e masave të reja, do të angazhohet në zbatim të vendimit dhe detyrave që bien në fushë-veprimin e policisë. Andaj, kërkojmë nga të gjithë qytetarët që të zbatojnë masat në të mirë të shëndetit publik në mënyrë që të gjithë së bashku ta kalojmë sa më lehtë edhe këtë valë”, thuhet në njoftim.

Policia u zotua se do të vazhdojë aktivitetet policore dhe ndërmarrjen e masave ndëshkuese ndaj atyre që nuk zbatojnë masat.