75 Mall Live Search
18:01 / E Enjte, 23 Prill 2020 / indeksADMonline

​Policia e Kosovës merr donacion 1 mijë maska nga OSBE

Policia e Kosovës ka pranuar sot 1 mijë maska mbrojtëse, donacion nga OSBE në periudhën kur vendi po përballet me Covid-19.

Me këtë rast, Policia e Kosovës ka konsideruar se një donacion i tillë për zyrtarët policorë është shumë të nevojshëm në këtë kohë pandemie.

Policia e Kosovës falënderon OSBE-në për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme dhënë policisë, thuhet në njoftim.