75 Mall Live Search
11:38 / E Enjte, 18 Qershor 2020 / indeksADMonline

​Policia, me detaje rreth aksidentit ku humbi jetën zyrtari i Nismës

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë rreth aksidentit në Malishevë ku humbi jetën zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Albert Krasniqi.

“Ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, në të cilin kishte qenë e përfshirë një veturë me traga vendi. Dyshohet se i dyshuari kosovar derisa kishte qenë duke drejtuar automjetin si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me gjendjen e rrugës kishte humbur kontrollin mbi automjet ku si pasojë është goditur me një shtyllë. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kishte pësuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët kosovarë. Të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa njëri nga pasagjerët ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit pas tretmanit mjekësor me vendim të prokurorit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.